image Publikohen pamjet ku grupi terrorist kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi për sulmin në Banjskë (VIDEO)

Politikë

Publikohen pamjet ku grupi terrorist kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi për sulmin në Banjskë (VIDEO)

news image

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha në një konferencë për media kanë dhënë detaje të reja rreth sulmit terrorist të organizuar nga Milan Radoiçiq që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sveçla dhe Hoxha kanë kanë publikuar pamjet që konfirmojnë përfshirjen e shtetit të Serbisë në sulmin terrorist.

Në video shihet grupi terrorist duke bërë ushtrime të cilat sipas Hoxhës ishin kryer kryesisht gjatë natës.

Hoxha tha se Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime të vazhdueshme, ku deri më tani nga to tregohet se terroristët serbë ishin stërvitur për ditë me radhë para sulmit.