image Publikohen pamjet e sulmit amerikan ku u vranë 10 afganë, mes tyre edhe fëmijë

Botë

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ku u vranë 10 afganë, mes tyre edhe fëmijë

news image

Ushtria amerikane ka publikuar video të një sulmi me dron në Kabul, më 29 gusht të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë 10 civilë afganë, mes tyre shtatë fëmijë.

Në pamjet e publikuara, shihet teksa ushtria ndjek një Toyota Corolla të bardhë në  disa zona të qytetit, duke besuar se është një makinë që i përket grupit terrorist ISIS-K e pajisur me eksplozivë.

Në videon më të gjatë nga tre videot e postuara, makina arrin në destinacionin e saj përfundimtar dhe fillon më pas të lëvizë ngadalë sërish. Shtatë minuta e shtatë sekonda nga fillimi i videos shfaqen fjalët “LRD LASE DES”, që tregojnë se është identifikuar objektivi.

Më pas të paktën dy deri në tre persona lëvizin rreth makinës. 33 sekonda më vonë, makina shpërthen.

Pentagoni fillimisht mohoi akuzat, duke pretenduar se ai vrau një operativ të ISIS-K, i cili po planifikonte një sulm të menjëhershëm ndaj forcave amerikane gjatë ditëve të fundit të evakuimit dhe tërheqjes nga Afganistani, raporton abcnews.al

Në realitet, ushtria ndoqi Zamarai Ahmadin, një afgan që punonte për Nutrition and Education International, një organizatë joqeveritare. Ahmadi kishte aplikuar për një vizë të posaçme emigracioni dhe synonte të sillte familjen e tij në Shtetet e Bashkuara.

/GazetaSinjali/