Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit dhe sportdashësit në mbarë botën – futbollisti portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllai i tij, Andre Silva, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur në Spanjë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas mediave ndërkombëtare, aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se trupat e pajetë janë identifikuar pas autopsisë dhe analizave të ADN-së.
Pamjet e fundit të publikuara tregojnë momentet prekëse kur familjarët, përfshirë partneren e Diogos, Rute Cardozo, kanë konfirmuar identitetin e trupave. Lotët, tronditja dhe dhimbja e thellë ishin të dukshme në fytyrat e tyre.
Pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore, familjarët janë nisur drejt Portugalisë, ku do të organizohet ceremonia mortore për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy vëllezërve.
Rute Cardoso y la madre de Diogo Jota, devastadas a la salida de la morgue tras reconocer sus cuerpos.
— ElDesmarque (@eldesmarque) July 4, 2025
Entre los presentes que las acompañaban, un Jorge Mendes que no podía ocultar las lágrimas.
🔗 https://t.co/XJo4TIeeN9 🔗 pic.twitter.com/2RrvXnbM0X
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!