image Publikohen pamje nga droni ku shihet duke u shtruar themeli i vilës së Radoiçiqit më 2019

Politikë

Publikohen pamje nga droni ku shihet duke u shtruar themeli i vilës së Radoiçiqit më 2019

news image

Gjatë ditës së djeshme, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga bastisja e vilës së kriminelit serb, Milan Radoiçiq, në Liqenin e Ujmanit, raporton Gazeta Sinjali.

Radoiçiq, i cili deklaroi se është në krye të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, si rrjedhojë e pasurisë së madhe që iu konfiskua brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga Sveçla u quajtë “Pablo Escobar i rajonit”.

Pamjet e publikuara të vilës, e cila ka një pamje mahnitëse nga Liqeni i Ujmanit teksa brenda nuk i mungonte pothuajse asgjë, shkaktuan reagime të shumta në Kosovë.

Pamje nga bastisja, 29 gusht, 2023

Kur u ndërtua e kush i dha leje, ishin pyetjet të cilat u dëgjuan më së shpeshti gjatë ditës së djeshme.

Për të marrë një përgjigje për to, Sinjali ka kontaktuar zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, por që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Megjithatë, në një kërkim të shkurtër, i gjithë ky investim i Radojçiq duket se ka ndodhur në më pak se katër vjet. Në një video të publikuar në gusht të vitit 2019, shihet se atëkohë vetëm sa ishte vendosur themeli i kësaj vile.

Pamje me dron, të fotografit kosovar Arben Llapashtica, gusht, 2019
Pamje nga bastisja e vilës së Radoiçiqit, shtator, 2023
https://www.facebook.com/llapashticaarben/videos/311860931454652/?cft[0]=AZUfyApRt6J6y2eDIxlE-zj–F52dUyLc9tSHjL4qiXFLMH1p7qklolBrcIsUADVe8pwVx2NUfc6i2WiVb3pzfuHN-WgFtBZKcbIj7NcvlPfFHN2a5sKvZ1YaMX7jnZWsexZyAhSkoCbIgrv1cWP5Yb8WVfM3M-BaWphCeLqfXtuIAcdvw3guhr_R1i_jd8YcjlfkEezmwzijre4Ev16y6Ol&tn=%2CO-R

Radojiçiq në letren e adresuar dje për publikun, ndër tjera tha se jep dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të Listës Serbe.

“Edhe një herë me dhimbje theksoj se kthimi im në veri të Kosovës dhe Metohisë më 24 shtator 2023 nuk kishte të bënte me angazhimin tim të mëparshëm politik brenda Listës Serbe. Gjithashtu, me këtë po e njoftoj opinionin se po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe”.

Ndryshe, Milan Radoiçiqi është i dyshuar edhe për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, për frikësimin e dëshmitarëve të rastin “Brezovica” dhe është i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

/GazetaSinjali/