Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zgjuar vëmendjen në internet me imazhet e tij të fundit duke ushtruar boks.
Fotografi i presidentit francez, Soazig de la Moissonniere publikoi dy imazhet bardhë e zi të Macronit, i cili pozoi duke goditur me grushte thesin e boksit, shkruan Sky News.
Këto imazhe, bënë që reagimet për Macronin të ishin të menjëhershme në internet.
Shumë komplimentuan presidentin 46-vjeçar për bicepsët e tij të theksuar në krahë, por kishte edhe disa të tjerë që dyshuan nëse ishin edituar në mënyrë digjitale.
Imazhet e fundit u publikuan disa ditë pasi Macroni diskutoi për dërgimin e trupave perëndimore për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia duke thënë se “Evropa duhet të jetë gati për luftë”.
/GazetaSinjali/