image Publikohen fotot e dasmës mbretërore, gjyshja kujdeset për distancën, mungon babai i nuses

Bota e Yjeve

Publikohen fotot e dasmës mbretërore, gjyshja kujdeset për distancën, mungon babai i nuses

news image

Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi janë martuar të premten në një ceremoni tepër private, ndërsa të dielën, Pallati Mbretëror publikoi disa fotografi nga ceremonia. Çifti i sapomartuar shihet duke pozuar me Mbretëreshën Elisabeth II dhe Princin Philipp, sigurisht duke ruajtur distancimin social.

Kjo ishte hera e parë pas 235 vitesh që një martesë mbretërore zhvillohej me dyer të mbyllura. Pas ceremonisë u mbajt edhe një festë e vogël familjare me vetëm 20 të ftuar. Fustani i bardhë, edhe pse nuk kishte pompozitetin e një rasti të tillë, i ishte dhënë Princeshës 31-vjeçare nga gjyshja e saj, Mbretëresha.

Ajo që ra gjithashtu në sy ishte mungesa e babait të saj, Princit Andrew, në të gjitha fotografitë e publikuara nga Pallati Mbretëror. Ai ishte sigurisht i pranishëm në ceremoni, madje e shoqëroi të bijën në altar, por familja vendosi të mos e përfshinte në fotografitë publike.

Andrew hoqi dorë në nëntor nga jeta publike, pasi u përfshi në skandalin e abuzimeve me të mitur, me mikun e tij tashmë të ndjerë, Jeffrey Epstein. Ai akuzohet nga një prej viktimave të Epstein dhe bashkëpunëtores së tij gjithashtu të arrestuar, Ghislaine Maxwuell, se ka kryer marrëdhënie me të kur ishte ende e mitur, por Princi i mohon akuzat. Megjithatë, FBI dëshiron ta marrë në pyetje djalin e Mbretëreshës në lidhje me miqësinë që kishte me Epstein dhe Maxwuell.

Për të shmangur ndonjë ndalim të padëshiruar nga autoritetet, Andrew ka anuluar të gjitha udhëtimet jashtë Mbretërisë së Bashkuar. /Gazeta Sinjali