Para disa ditësh në “Rrugën e Kombit” ndodhi një aksident me fatalitet në të cilin mbetën të vdekur katër persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Katër personat e vdekur janë Blerim Avdijaj, Anjeza Avdijaj, Klejdi Koçi dhe Medina Avdijaj të cilët janë nga një familje e njëjtë.
Mediumi zviceran “Blick” ka publikuar fotografitë e të ndjerëve të cilët ndërruan jetë si pasojë e këtij aksidenti.
Varrimi i tyre do të bëhet sot në qytetin e Prishtinës në ora 11:00.