image Publikohen fotografitë e 5 personave të tjerë që po kërkohen si të dyshuar për kontrabandim me mallra

Siguri

Publikohen fotografitë e 5 personave të tjerë që po kërkohen si të dyshuar për kontrabandim me mallra

news image

Policia e Kosovës ka publikuar emrat dhe fotografitë e pesë personave të tjerë duka e quar kështu numrin në dhjetë, që dyshohen se janë të përshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë:  Ilija (Vitomir) Vicentijevic, Vehbi (Kadri)Hyseni, Muhamet (Kadri) Hyseni, Muhamet (Sefedin) Vallqi dhe Agron (Zenel) Novaj .

Kujtojmë se policia pak më parë shpalli në kërkim Besim Zeqirin, Halil Sylejmanin, Festim Sylejmanin, Fitim Latifin dhe Milan Radisavljevic.

 Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.
Vehbi (Kadri)Hyseni  dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.
 Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.
 Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.
Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

Policia ka njoftuar se janë duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra.

“Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999 , të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.”

“Njëkohësisht Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit”, përfundon njoftimi.

/Gazeta Sinjali/