Koalicioni ndërmjet AAK-së dhe PSD-së po merr formë.
Madje Këshilli i Aleancës ka votuar pro marrëveshje parazgjedhore me socialdemokratët e Shpend Ahmetit.
Ahmet Isufi nga AAK, ka thënë se bartës i listës dhe kandidat i koalicionit për kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj. Menjëherë pas tij do të radhitet Shpend Ahmeti nga PSD.
Isufi ka treguar se PSD-së do t’i takojnë 25 vende në listën zgjedhore.
Zyrtarizimi i këtij koalicioni pritet të bëhet sot në ora 15:00 në zyret e PSD-së./Sinjali/