image Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, ja sa kushton nafta sot

Kosovë

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, ja sa kushton nafta sot

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është caktuar në 1.52 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.39 euro për litër. Çmimi i gazit është vendosur në 0.68 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në njoftimin e radhës ditën e nesërme.

Autoritetet kanë bërë të ditur se vendosja e çmimeve maksimale synon stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e mëdha të çmimeve të karburanteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/