Njëra është kualifikuar, derisa tjetra kërkon kualifikimin, shkruan Sinjali Sport.
Suedia si liderë e Grupit E luan ndaj Polonisë që ka vetëm një pikë dhe gjendet e fundit në tabelë.
Në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut të Rusisë do zhvillohet ndeshja, që nis në ora 18:00.
Në të njëjtin orar luhet edhe takimi mes Sllovakisë dhe Spanjës, që janë në po këtë grup, ku lufta për kualifikim do jetë e zjarrtë.
Formacionet zyrtare në këtë ndeshje janë publikuar:
Suedia (4-4-2): Olsen, Lustig, Lindeloef, Danielsson, Augustinsson, Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg, Isak, Quaison.
Polonia (3-5-2): Szczesny, Bereszynski, Glik, Bednarek, Jozwiak, Krychowiak, Klich, Zielinski, Puchacz, Lewandowski, Swiderski.