image Publikimi i dokumenteve sekrete amerikane mund të ketë pasoja vdekjeprurëse për ukrainasit

Botë

Publikimi i dokumenteve sekrete amerikane mund të ketë pasoja vdekjeprurëse për ukrainasit

news image

Rrjedhja e dokumenteve të klasifikuara amerikane mund të ketë pasoja vdekjeprurëse për ukrainasit në luftën me Rusinë, sipas një zyrtari amerikan.

Nëse konfirmohen si autentike, “nuk do të jetë e vështirë për rusët të ndërpresin çdo rrugë që mund të shpëtojnë jetë çdo ditë,” tha Jim Himes, nga komiteti i inteligjencës së SHBA-së.

“Çdo gjë që nxjerr në pah burime dhe metoda mbart rrezikun real që ato burime dhe metoda të mos përdorën. Dhe kjo mund të nënkuptojë vrasjen e njerëzve, dhe bllokimin e teknologjive. Dhe kjo mund të çojë në rezultate të këqija në fushën e betejës,” tha demokrati.

Himes tha se ai nuk ishte informuar për dokumentet dhe nuk mund të konfirmonte nëse rrjedhja është autentike apo jo. Ka pasur raporte kontradiktore në lidhje me vërtetësinë e dokumenteve, të cilat dyshohet se fillimisht dolën në faqen e internetit të mediave sociale Discord.

Ato përfshijnë të dhëna prej një muaji të luftës në Ukrainë dhe supozohet të detajojnë spiunimin nga ana e inteligjencës amerikane ndaj Ukrainës dhe Koresë së Jugut.

Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë nëse ato janë autentike.

/GazetaSinjali/