image PSG – Dortmund, sonte luhet një tjetër lojë e 'zjarrtë' e Championsit

Futboll

PSG – Dortmund, sonte luhet një tjetër lojë e ‘zjarrtë’ e Championsit

news image

Paris Saint-Germaini dhe Borussia Dortmund u desh të djersiteshin mirë për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti francez dhe ai gjerman në çerekfinale i eliminuan Barcelonën respektivisht Arsenalin për ta bërë një vend në mesin e katër më të mirëve të kësaj gare.

Të dy ekipet i kishin humbur ndeshjet e para çerekfinale, për t’i përmbysur më pas rezultatet në lojën e kthimit.

E tash, në “Parkun e Princave”, ekipi nga Parisi dhe ai nga Dortmundi synojnë ta sigurojnë një avantazh në lojën e parë, para asaj të kthimit, e cila do të zhvillohet në Gjermani pas një jave.

Këto dy skuadra ishin ballafaquar në këtë sezon mes vete, me ekipin gjerman që përfundoi i pari në grup.

Por, PSG-ja e kishte mposhtur ekipin Verdhezi në Paris, ndërsa në Gjermani skuadrat kishin barazuar.

Pra, parisienët kanë statistika më të mira se Dortmundi në përballjet mes tyre të këtij edicioni në Champions.

Kylian Mbappe me shokë konsiderohen si favoritë për ta prekur finalen duke u bazuar në forcën e ekipeve dhe në duelet paraprake.

Natyrisht, PSG-ja është edhe më në formë aktualisht, po ashtu.

Sidoqoftë, Dortmundi nuk do të shkojë në Paris me flamur të bardhë pasi do t’i kërkojë mundësitë e tij për ta siguruar biletën e finales.

Ndeshja mes PSG-së dhe Dortmundit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

/GazetaSinjali/