image Pse ylberi është simbol i komunitetit LGBTIQ+?

Kuriozitete

Pse ylberi është simbol i komunitetit LGBTIQ+?

news image

Sipas History Channel, Harvey Milk, një nga zyrtarët e parë në SHBA që pranoi hapur homoseksualitetin, porositi artistin Gilbert Baker të krijonte flamurin e parë të ylberit për Paradën e Ditës së Lirisë së njerëzve Gay në San Francisco, transmeton Gazeta Sinjali.

Simboli i zakonshëm vizual për komunitetin LGBTIQ+ ishte trekëndëshi rozë, një simbol që nazistët kishin përdorur për të sinjalizuar seksualitetin e njerëzve. Në vend të tij, Baker krijoi flamurin e ylberit për të përfaqësuar diversitet dhe harmoni.

Baker e dinte që “simboli i krenarisë” duhej të ishte ylberi.

“Trekëndëshi vinte nga një moment shumë negativ, i tmerrshëm. Na duhej diçka që shprehte dashurinë, shpirtin tonë – diçka që të vendosej nga ne dhe jo një ’emër’ që të na vihej ne nga të tjerët”.

Baker thotë se në 1980 ose në 1981-tën, vendosi një flamur ylber në derën e dhomës së konviktit dhe njerëzit në fillim ishin konfuzë.

“Në vitet ’85 ose ’86, të gjithë e dinin se për çfarë ishte”, vazhdon ai.

Ka disa debate nëse Baker ishte me të vërtetë personi i parë që doli me idenë e një flamuri ylber. Shumë njerëz thonë se ideja ishte e kopjuar.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Pasi u shfaq në vitin 1978 në “San Francisco Pride”, ylberi dhe flamuri me ylber u bë shpejt simbol kryesor për komunitetin LGBTIQ+.

Flamuri ylber shpesh tregon një formë pranimi publik, madje edhe ftesë për personat LGBTIQ+, kur vendoset në ambiente publike, për shembull një bar, restorant etj.

Është një shenjë mikpritjeje dhe mbështetjeje./Gazeta Sinjali/