image Pse universitetet ishin ndër përfituesit kryesorë nga Pakoja Emergjente – flet ish ministrja e Financave

Financa

Pse universitetet ishin ndër përfituesit kryesorë nga Pakoja Emergjente – flet ish ministrja e Financave

news image

Ish-ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka folur rreth parave të ndara nga Pakoja Emergjente Fiskale në kohën e Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

E pyetur pse universitetet u ranguan aq lartë në listën e përfituesve, Bajrami tha se edhe ato kishin humbje

“Ne nuk kemi zgjedhur asgjë. Lista ka qenë transparente. Edhe tek universitetet ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë pandemia. Studentët nuk e kanë paguar semestrin ndërsa universitetet është dashur të paguajnë paga”, ka thënë ajo.

Tutje Bajrami ka thënë se publikimi i listës së bizneseve nga ministri Murati ishte zhvendosje e vëmendjes nga vendimet e asasj dite të Qeverisë.

“Lista është publiku nga ministri Murati ditën kur janë ul pensionet dhe asistenca sociale. Ne e kemi kuptu se nuk është asgjë tjetër përveç se zhvendosje e vëmendjes”, shtoi ajo në Kanal 10.

“Ne kemi përcaktu kriteret, kemi thanë për të gjitha bizneset përveç bankave, ndërmarrjet publike apo bizneset tjera që kanë monopol, kemi thënë për të gjitha bizneset që i paguajnë punëtorët do t’i paguajmë me 60 milionë”.

“Ka dalë se mbi 37 mijë biznese me mbi 206 mijë punëtorë i plotësojnë këto kushte”.

“Qysh në ditën e parë janë disbursu pjesa më e madhe por ka qenë masë transparente”.

“Bizneset që kanë numër më të madh të punësuarve kanë përfitu më shumë nga Pakoja Fiskale Emergjente. Restoranti që punëson 100 punëtorë ka me përfitu ma shumë se restoranti me dy punëtorë”, ka shtuar ajo. /Gazeta Sinjali/