image Pse u vonove? Nxënësi i ISP e “llomit” veturën e nënës, e fyen dhe e kërcënon – përfundon në ndalim

Siguri

Pse u vonove? Nxënësi i ISP e “llomit” veturën e nënës, e fyen dhe e kërcënon – përfundon në ndalim

news image

Një 14-vjeçar është arrestuar dhe ndaluar për 24 orë pasi sulmoi nënën e tij, i dëmtoi veturën dhe e kanosi me fjalë fyese, pas një “voneseje” të supozuar.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda shkollës, ngjarja ndodhi më 16 qershor 2025, në lagjen Marigona, ku viktima Q.A. kishte shkuar për të marrë të birin E.A. nga shkolla ISP.

Pas përfundimit të orarit, ajo ishte ndalur për ta marrë telefonin e fëmijës në hapësirën e shkollës, por kur është kthyer tek vetura, e ka gjetur të dëmtuar nga djali i saj, i cili ishte acaruar sepse “ajo ishte vonuar”.

Por incidenti nuk përfundoi aty. Gjatë rrugës për në shtëpi, i mituri shfaqi agresivitet verbal dhe e kanosi nënën me fjalë të renda dhe ofendime.

Policia e ka shoqëruar të miturin në stacion, ku është intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit për të Mitur, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh, ndërsa rasti është iniciuar për dy vepra penale: Asgjësim apo dëmtim i pasurisë, Kanosje.

Hetimet janë në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/