image Pse u arrestua ish-zyrtari policor Dejan Pantiç?

Siguri

Pse u arrestua ish-zyrtari policor Dejan Pantiç?

news image

Serbët lokalë pasditen e së shtunës vendosën barrikada në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Këto pika u barrikaduan me automjete të rënda, formë kjo e cila njihet si rezistencë e qytetarëve në veri të vendit.

E gjithë kjo ka ndodhur si shenjë revolte, pas arrestimit të ish-zyrtarit policor Dejan Pantiç nga Policia e Kosovës, gjatë së shtunës në pikën kufitare në Jarinjë.

Sinjalizuesi i Sinjalit për Veri ka bërë me dije se Pantiç u kap nën dyshimet se ka hedhur njërën nga shok-bombat në Mitrovicë të Veriut.

I ndaluari kishte organizuar sulm terrorist në zyret e KKZ-së në Veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

Mu për këtë, Pantiç akuzohet për sulm kundër rendit kushtetues.

Këto detaje lidhur me të i dha edhe ministri i Punëve të Brenshme i Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai ftoj qytetarët serbë të Veriut që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale.

Lidhur me arrestimin e ish-policit Pantiç, ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke e cilësuar hakmarrje arrestimin.

Ditëve të fundit përveç shpërthimeve, në Veri është sulmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast edhe është lënduar një zyrtar policor, i cili si pasojë është dashur të operohet.

/GazetaSinjali/