image “Pse spo i lypni 300 euro”, sindikalistja i reagon Kurtit: Nuk po lypim luks, por veç një ndihmesë

Kosovë

“Pse spo i lypni 300 euro”, sindikalistja i reagon Kurtit: Nuk po lypim luks, por veç një ndihmesë

news image

Luljeta Boshnjaku nga SBASHK-u ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, që sot tha për grevistët “pse s’po i lypin 300 euro”.

Ajo tha se mësimdhënësit nuk po kërkojnë luks, por vetëm një ndihmesë.

“M’irritoi shumë ni koment i Albin Kurtit kur tha refrenin e Nagavcit që thotë “pse s’spo i lypin 300 euro’. Spo i lypim 300 euro se ne kena shku në atë pjesën, në shumën minimale, që të jetë një ndihmesë që një mësimdhënës me mujt me kalu mujin, mos me pas probleme, mos me i mungu as buka, por nuk po lypim luks, po lypin një pjesë minimale edhe Qeveria kur po ka me dhënë për energji në veri, pse spo ka për mësimdhënësit, kur në fushatë mësimdhënësi ka qenë në rend të parë”, tha Boshnjaku në T7.

Ndërkaq, Kurti sot pyeti sindikalistët pse nuk po i kërkojnë 300 euro, por veç 100 euro.

“Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100. Planifikimet nuk bëhen pa menduar. Kemi buxhet 3 milionë. Ka dialog social, ministrja  e MASHT tri herë ka takuar Jasharajn. Unë e kam taku disa herë kryetarin e BSPK-sëë. Kërkesat legjitime, racionale janë për dialog. Kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë. Mua më vjen keq por realiteti dhe mundësitë janë të këtilla.” u shpreh kryeministri.

/GazetaSinjali/