image Pse po shfaqet mesazhi “Gabim i papritur”, Trusti del me njoftim

Kosovë

Pse po shfaqet mesazhi “Gabim i papritur”, Trusti del me njoftim

news image

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, përmes një njoftimi për media ka sqaruar mesazhin “Gabim i papritur” që po ju shfaqet atyre që po aplikojnë për të tërhequr 10% të kursimeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, thuhet se ky gabim po ndodh si rezultat i asaj që llogaritë e tyre bankare nuk po arrijnë të konfirmohen për arsye të panjohura deri tash.

Tutje, në njoftim premtohet se ky problem do të zgjidhet dhe është duke u punuar në këtë drejtim.

Njoftimi i plotë i Trustit:

SQARIM PËR MESAZHIN “GABIM I PAPRITUR”

Të nderuar kontribuues, ka me dhjetëra kontribuues që po ankohen se gjatë aplikimit po iu shfaqet mesazhi “gabim i papritur” dhe procesi i aplikimit po iu ndërprehet.

Kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që e kemi pranuar për verifikim këto llogari bankare, për ndonjë arsye, nuk po arrijnë të konfirmohen. Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem duke kërkuar ndihmë nga bankat që të na ndihmojnë me llogaritë bankare që nuk po konfirmohen ose mungojnë nga lista që e kemi marrë.

Ju lusim për mirëkuptim meqë as ky problem teknik nuk ka qenë e mundur të parashikohej por besojmë se do ta kalojmë ditëve në vijim./Gazeta Sinjali/