image "Pse po na mbyllni marketin", 17-vjeçarët i kanosin me vrasje policët në Gjilan

Siguri

“Pse po na mbyllni marketin”, 17-vjeçarët i kanosin me vrasje policët në Gjilan

news image

Për shkak të pandemisë COVID-19, Policia e Kosovës vazhdimisht po monitoron situatën. Dje në fshatin Zhegër të Gjilanit rreth orës 21:00, kanë hasur një market i cili ishte i hapur, shkruan Gazeta Sinjali.

Me të hyrë aty, dy persona rreth moshës 17 vjeç kanë filluar t’i fyejnë policët me fjalë të ndryshme banale.

Pse po na mbyllni marketin”, kishin thënë ata dhe më pas i kanë kanosur me vrasje.

Më pas të dyshuarit kanë ikur nga ai lokacion, mirëpo gjatë ikjes kishin gjuajtur me gurë në drejtim të policëve.

Ata gjenden në arrati, ndërsa burimet e Sinjalit brenda prokurorisë thonë se për këtë rast është inicuar lënda “Kanosje, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

/Gazeta Sinjali/