image Pse para menstruacioneve na hahet shumë ëmbël?

Këshilla

Pse para menstruacioneve na hahet shumë ëmbël?

news image

Dëshirat para menstruacioneve lindin papritur dhe ato shpesh përfshijnë ëmbëlsirat. Për shembull, ka dëshira para menstruacioneve që lidhen me akulloren, çokollatën ose karamelin.

Keni nevojë për më shumë energji. Para menstruacioneve, temperatura bazale rritet. Ju e dini që jeni në periudhën më pjellore. Pra, për të mbajtur këtë temperaturë më të lartë, trupi ka nevojë për më shumë energji dhe rrjedhimisht pjesë më të mëdha. Kjo përjetohet si një ndjenjë më e madhe urie. Dhe kur kjo nevojë nuk realizohet, uria mbetet dhe dalëngadalë rritet.

Trupi juaj i përdor sheqernat ndryshe. Hormonet seksuale ndërveprojnë me insulinën, hormonin që menaxhon sheqerin në gjak. Çdo hormon ndërvepron ndryshe, dhe progesteroni para menstruacioneve e bën më të vështirë për trupin tuaj përdorimin e sheqernave. E gjithë kjo mund të përjetohet si një ndjenjë lodhjeje dhe nevojë e fortë për ushqim. Sidomos ushqimet e pasura me karbohidrate të përpunuara, si ëmbëlsirat.

/GazetaSinjali/