image Pse nuk e kishte gishtin e tretë të dorës së majtë Isa Boletini, tregon stërnipi i tij - VIDEO

Histori

Pse nuk e kishte gishtin e tretë të dorës së majtë Isa Boletini, tregon stërnipi i tij – VIDEO

news image

Stërnipi i heroit Isa Boletini, Gazmendi, ka folur për historinë e familjes së tij, kryesisht për pasardhësit e kësaj familjeje.

Ai ka rrëfyer se Isa Boletini kishte tri martesa, pasi pas vrasjeve të dy vëllezërve të tij, ai u martua me të fejuarat e tyre në bazë të traditave të asaj kohe.

Teksa fliste për Isa Boletinin, duke përshkruar përkushtimin e tij për atdheun dhe familjen, ai foli edhe për trimërinë që i njëjti e kishte si virtyt.

“Si fëmijë ai është dalluar nga të tjerët, edhe për shkathtësi, edhe për trimërinë e tij”, tha ai në emisionin ‘Fakte me Adnan Merovcin’.

Stërnipi deklaroi se Isa Boletini qysh në moshë të re shfaqi shenja të një trimërie të pashoq, teksa rrëfeu edhe një histori brenda familjes së tyre, ku pa iu trembur syri e për shkaqe krenarie, ai kishte prerë gishtin e tretë të dorës së majtë.

/GazetaSinjali/