image Pse në mëngjes peshojmë më pak se në mbrëmje - Sinjali

Pse në mëngjes peshojmë më pak se në mbrëmje

news image

Nëse jeni peshuar në mëngjes me siguri keni vënë re se peshoni më pak se pesha juaj normale, transmeton Gazeta Sinjali.

Në mbrëmje, nëse peshoheni do të vini re se jeni 2 kilogram më shumë, por sa gjasa ka t’i keni shtuar gjatë një dite të vetme?

Sipas ekspertëve, ka disa shkaqe që ndikojnë tek pesha e mëngjesit, duke nisur nga fakti i thjeshtë që gjatë natës nuk keni ngrënë ose pirë asgjë. Gjithashtu një tjetër arsye është humbja e ujrave të trupit. Gjatë natës ne humbasim ujë duke marrë frymë, duke djersitur dhe sigurisht duke shkuar në banjë për të urinuar.

Duke qenë se uji përbën 50-60% të peshës trupore të një të rrituri, këto ndryshime ndikojnë tek kilogramët. Gjatë natës sistemi tretës vijon të funksionojë normalisht, gjë e cila gjithashtu ndikon tek pesha më e ulët e mëngjesit. Të jeni të bindur që edhe gjatë gjumit mund të digjni mjaftueshëm kalori!

Cila është mënyra më e mirë për t’u peshuar?

Mëngjesi! Para se të hani/pini dhe pasi të keni shkuar në tualet. Ekspertët thonë se e mira është peshoheni pa rroba dhe ta mbani peshoren në një vend të qëndrueshëm në vend që ta lëvizni kudo nëpër shtëpi. Rekomandohet të peshoheni 1 herë në javë, por mos u fiksoni pas saj. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin