Nëse ju vjen për të vjellë dhe keni të përziera para ditëve të ciklit, kjo mund të jetë simptomë e një shtatzënie të mundshme.
Por të përzierat dhe të vjellat jo gjithmonë janë sinjal shtatzënie.
Megjithatë për të reduktuar simptomat, një studim i American College of Obstetricians and Gynecologists, sugjeron disa këshilla:
Hani vakte të shpeshta dhe të vogla, pini rregullisht ujë gjatë ditës dhe shmangni aromat që ju provokojnë.
Mirëpo kur nuk bëhet fjalë për shtatzëni, të përzierat para ciklit janë diçka normale.
Bëhet fjalë për sindromën premensteruale, e cila sjell pështjellime në stomak.
Jo vetëm kaq por në këto ditë vihet re një reduktim oreksi. /Sinjali/