Një përqindje e vogël e popullsisë është lindur me sinus preaurikular – vrimë e vogël e cila gjendet në pjesën e jashtme të veshit.
Por, pse ekziston kjo vrimë?
Teknikisht, kjo vrimë është defekt i lindjes.
Rasti i parë me këtë fenomen është dokumentuar në vitin 1864 nga Van Heusinger.
Sipas biologut evolucionar – Neil Shubin – këto vrima mund të jenë mbetje evolucionare e gushave të peshqve.
Në përgjithësi, të pasurit këtë vrimë nuk është se shfaq ndonjë problem. Sidoqoftë, nëse kjo vrimë infektohet apo formon cistë, patjetër se duhet të trajtohet.
Mes 0.1% dhe 0.9% të evropianëve dhe popullsisë amerikane kanë lindur me këtë fenomen .
Po ashtu rreth 2.5% e tanezëve dhe 10% e popullsisë në disa regjione afrikane kanë lindur me këtë fenomen.
Shpeshherë këto vrima trashëgohen përgjatë gjeneratave dhe mund të shfaqen në një vesh, por edhe në dytë.