Minstria e Shëndetësisë ka publikuar disa fotografi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë lidhur me koronavirusin dhe ndikimi i duhanit në shëndetin e njeriut.
Përmes disa fotografive është shpjeguar për arsyet se pse duhet ta lini duhanin gjatë kohës së pandemisë Covid-19.
“Lënia e duhanit mund t’ju ndihmojë të reagoni ndaj virusit me simptoma më të buta dhe të shëroheni më shpejt”, thuhet në pamfletin e OBSH-së.
Po ashtu, është shpjeguar edhe për riskun e duhanpirësve për t’u infektuar me koronavirus.
Këtu mund t’i lexoni të gjitha të dhënat të publikuara nga OBSH dhe të shpërndara nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë./Gazeta Sinjali/