image PSD në “luftë” me pragun, vetëm 221 vota deri tani

Politikë

PSD në “luftë” me pragun, vetëm 221 vota deri tani

news image

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare po vazhdon në të gjithë Kosovën, ndërsa rezultatet preliminare po japin një pasqyrë më të qartë të mbështetjes për subjektet politike.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me rreth 15% të votave të procesuara, Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar 221 vota në nivel vendi.

Kjo përkthehet në 0.22% të votave të numëruara deri në këtë fazë të procesit zgjedhor.

Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me avancimin e numërimit të votave në qendrat e tjera të votimit në mbarë vendin.

KQZ po vazhdon përditësimin e sistemit në kohë reale, ndërsa subjektet politike presin rezultatet më të plota nga numërimi i votave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/