Partia Socialdemokrate ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, peticionin me nënshkrimet e qytetarëve për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sekretari i kësaj partie, Nol Nushi ka bërë dorëzimin e këtyre nënshkrimeve në Kuvend.
Ai tha se kanë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime nga të gjitha qytetet e Kosovës, të cilat po i dorëzojnë për të kërkuar inicimin e Projektligjit për faljen e gjobave gjatë pandemisë.
“Ne si qytetarë dhe aktivistë politik kemi mbledhë nënshkrime në çdo qytet të Kosovës dhe kemi mbledhë mbi 11 mijë nënshkrime të përmbledhura në 16 folderë”, ka thënë Nushi.
Përmes këtij peticioni synohet falja e gjobave që u janë shqiptuar qytetarëve për mosrespektim të masave antiCOVID. /Gazeta Sinjali/