image PSD-ja afrohet me AAK-në, e konfirmon Shpend Ahmeti

Kosovë

Përafrim/ PSD-ja afrohet me AAK-në, e konfirmon Shpend Ahmeti

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se partia e tij po përafron qëndrimet me partinë e kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, AAK-në.

Ahmeti tha se këtë çështje do ta diskutojnë në mbledhjen e partisë.

“Kemi një përafrim qëndrimesh me AAK-në. Sot kemi mbledhje në parti, ashtu siç pritet të ketë AAK-ja dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Varësisht prej rrethanave, mund të ketë takim sot edhe me Haradinajn”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq për takimin me kryetarin e LDK-së, Ahmeti tha se u dakorduan që më 22 gusht, deputetët e të dyja partive të shkojnë në seancën e jashtëzakonshme dhe të shpërndajnë Kuvendin. /Sinjali/