image PSD e shpall Albin Kurtin “Veteran të rrejshëm”

Politikë

PSD e shpall Albin Kurtin “Veteran të rrejshëm”

news image

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Aktivistë të kësaj partie kanë mbajtur në duar një pankartë me anë të së cilës e shpallin kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, “Veteran të rrejshëm”, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Kurti ka mashtruar për të fituar titullin e veteranit luftëtar.

Sipas tij, Kurti s’ka qenë pjesë e luftës deri në fund siç e parasheh kushti për të marrë titullin e veteranit luftëtar.

“Veterani i parë kryesor i rrejshëm është Albin Kurti”, ka thënë Molliqaj.

Ky aksion vie pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili tha se listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fryra.

Ai ka thënë se nuk beson që janë 60 mijë veteranë.

/GazetaSinjali/