image PSD dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Liburn Aliu

Politikë

PSD dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Liburn Aliu

news image

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Naser Hafizit zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, nën dyshimet se i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Frashër Krasniqi nga ky subjekt ka thënë se ka afër një javë kur kanë nisur raportimet e para mbi faljen e borgjeve që ministria e Infrastrukturës iu ka bërë prodhuesve të ujit gjegjësisht ambalazhuesve.

Ai ka theksuar se është bërë një javë prej këtyre raportimeve dhe në vend se Prokuroria Speciale me filluar hulumtimet nuk ka pasur asnjë reagim.

“Ka afër një javë kur kanë nisur raportimet e para mbi faljen e borgjeve që ministria e Infrastrukturës iu ka bërë prodhuesve të ujit gjegjësisht ambalazhuesve. Janë bërë një javë prej këtyre raportimeve dhe në vend që Prokuroria Speciale me fillu hulumtimet eksoficio nuk ka pas asnjë reagim prej prokurorisë kështu që ne sot si PSD dorëzuam në prokurori një kallëzim penal me ia kujtu kësaj prokurorie se është duke ndodhur aferë shumë e madhe keqpërdoruese në ministrinë e Infrastrukturës”, ka thënë Frashër Krasniqi nga PSD. /EO/

/GazetaSinjali/