Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ka filluar pak më parë. Mbledhja filloi me 10 kandidatura për president për t’u përzgjedhur më pas vetëm një emër.
Anëtarët telefonat i kanë lënë jashtë sallës ku po zhvillohet mbledhja që drejtohet nga kryeministri Rama.
Deri më tani kanë qarkulluar 2 emra nga 10 që janë në listën e Kryesisë së PS.
Bëhet fjalë për Ardjan Dvoranin dhe Majlinda Bregun si pretendent për këtë post.