image PS fiton në pesë bashki, Shkodra i beson kandidatit të Berishës

Shqipëri

PS fiton në pesë bashki, Shkodra i beson kandidatit të Berishës

news image

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në 5 nga 6 bashkitë që zhvilluan zgjedhje dje.

Konkretisht PS-ja ka fituar bashkinë e Dibrës me kandidatin Rahim Spahiu i cili ka marrë më shumë se 60 % të votave, bashkinë e Durrësit me Emiriana Sako e cila ka siguruar mbi 58 % të votave, bashkinë e Vorës me Blerim Sheran i cili ka marrë mbi 69% të votave, Rrogozhinën me Edison Memollan i cili ka marrë mbi 60% të votave, si dhe bashkinë e Lushnjes me kandidaten Eriselda Sefa e cila ka marrë mbi 58 % të votave.

Ndërkohë ajo që vihet re është se Partia Demokratike ka humbur edhe përballë “Shtëpisë së Lirisë” apo kandidatëve të Sali Berishës.

PD ka mundur të dal në vend të dytë vetëm në bashkinë e Rrogozhinës, ku kandidati i Bashës Ferdinand Saraçi ka marrë rreth 22% të votave, shkruan abcnews.

Ndërkohë situata për Shkodrën një bastion historikisht i djathtë flet ndryshe. Shkodranët duket se janë rreshtuar krah Bardh Spahisë duke mbledhur 44% të votave ose mbi 19 mijë vota.

Ndërkohë në vendin e dytë në Shkodër renditet kandidatja e PS, Majlinda Angoni e cila ka marrë mbi 17 mijë vota ose rreth 39.7% të votave. I treti edhe në Shkodër është kandidati i PD, Xhemal Bushati i cili ka marrë mbi 700 vota.

/GazetaSinjali/