image Provokoi me deklarata nga Patrikana, Prokuroria në Pejë lëshon urdhërarrest për njeriun e Dodikut

Drejtësi

Provokoi me deklarata nga Patrikana, Prokuroria në Pejë lëshon urdhërarrest për njeriun e Dodikut

news image

Patrikanën e Pejës, Nenad Neshiq, e shfrytëzoi për thirrje nacionaliste karshi shtetit të Kosovës.

Madje kjo e fundit, për ministrin e Punëve të Brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, vazhdon të jetë akoma pjesë e Serbisë.

Kjo bëri që Prokuroria Themelore e Pejës të lëshojë urdhër arrest ndaj tij. Prokurori njoftoi se lënda e tij do të dërgohet në Prokurorinë Speciale.

Dhe ndaj të njëjtit, tash e tutje do të merren masa posa ta shkelë kufirin kosovar nga autoritetet e vendit.

Këtë vepër, politikani nga Bosnja e kishte bërë më 18 tetor të këtij viti.

/GazetaSinjali/