image Protestuesit kundër vaksinave e përgjakin me gur në kokë kryeministrin e këtij vendi

Botë

Protestuesit kundër vaksinave e përgjakin me gur në kokë kryeministrin e këtij vendi

news image

Kryeministri i Shën Vincentit dhe Grenadineve, Ralph Gonsalves është hospitalizuar, pasi u godit në kokë me një gur në një protestë kundër propozimit për bërjen e maskave të obligueshme.

Kryeministri Ralph Gonsalves përderisa ishte duke ecur nëpër një turmë afër kuvendit, ai u godit në kokë me një gur, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministri i Financave bëri të ditur se kryeministri është dërguar në Barbados për një skanim më të avancuar me këshillën e stafit mjekësor, raportoi agjencia Reuters.

Në fotografitë e publikuara në internet, kryeministri shihet i gjakosur në kokë përderisa po largohej me shpejtësi nga skena.

Protestuesit të enjten kanë protestuar kundër planit për ta bërë të obligueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë.

Shën Vincenti dhe Grenadinet shtrihen në pjesën jugore të Detit të Karaibeve dhe kanë më shumë se 32 ishuj, ky shtet deri më tani ka regjistruar 2.298 raste me Covid-19 dhe 12 viktima. Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, më pak se 9 për qind e popullsisë është e vaksinuar. /GazetaSinjali/