Shumë protestues që po kundërshtojnë luftën kundër Ukrainës po mblidhen në qendrat e qyteteve ruse.
Të paktën 735 persona janë arrestuar gjatë protestave në të gjithë Rusinë sot. Sipas OVD-Info 330 persona u arrestuan vetëm në Moskë.
Pamjet nga Moska tregojnë numër të madh të njerëzve pranë Kremlinit.
Rreth 2000 njerëz u mblodhën në sheshin Pushkin në kryeqytetin rus dhe deri në 1000 njerëz në qytetin e Shën Petersburgut, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Rusia filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës të enjten, herët në mëngjes, duke bombarduar qytete dhe baza ushtarake nga ajri dhe toka, ndërsa banorët ukrainas u dyndën nëpër trena për t’u larguar.
Qeveria e Ukrainës thotë se tanket dhe trupat ruse kaluan kufirin duke filluar një sulm frontal, që mund të ndryshojë rendin gjeo-politike, me pasojat që kanë filluar të ndihen tashmë në mbarë botën.