Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po mbahet sot në Prishtinë.
Sindikalistët po kërkojnë rritje të pagave dhe nënshkrim të kontratës kolektive.
Protesta që filloi në orën 12:30 ndër të tjera ka për qëllim edhe diskutimin me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Në këtë protestë po mbahen pankarta drejtuar Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë.