“Përjashtojeni Xhevat Krasniqin”, “Siguri për studentet në UP”, ”Përjashtojeni ngacmuesin seksual Xhevat Krasniqi”, “Studime pa ngacmime seksuale”, ishin disa nga mbishkrimet e pankartave që u vendosën sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Edukimit.
Protesta që nisi para Fakultetit të Edukimit vazhdoi deri te Rektorati i UP-së, ku “Lëvizja Feministe Studentore” bëri thirrje që sa më shpejt të përjashtohet nga Universiteti i Prishtinës, profesori që sipas tyre ka ngacmuar seksualisht studentet.
Blenda Asllani nga Lëvizja Feministe Studentore tha se duhet përjashtuar profesori Krasniqi dhe duke shkarkuar dhe Këshilli Etikës i UP-së, që sipas saj, po dështon të trajtojë rastet e ngacmimit seksual
“Ne sot i lexuam disa nga rrëfimet që i kanë bërë studentet që e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi. Këto rrëfime përfshijnë nga komentet për dukje të tyre e deri të ofrimit të masazhit dhe përqafimit të padëshiruar në rrugë, klasë e konsultime. Në solidarit me vajzat e gratë që kanë përjetuar ngacmime seksuale në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, sot u mblodhëm para Fakultetit të Edukimit, ku ligjëron një profesor për ngacmim seksual. Ai është denoncuar nga 27 studente”, tha ai.