image Protestohet në fshatin Rogovë të Gjakovës, shkak bllokimi i urës

Sinjalizime

Protestohet në fshatin Rogovë të Gjakovës, shkak bllokimi i urës

news image

Si pasojë e reshjeve të shiut, ura që lidh 25 fshatra në fshatin Rogovë të Gjakovës është bllokuar për qarkullim nga organet kompetente. Kjo ka bërë që sot banorët e kësaj ane të protestojnë, duke kërkuar largimin e barrikadave dhe lirimin e rrugës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se sot banorët e fshatit Rogovë, kanë protestuar në mënyrë paqësore lidhur me bllokimin e urës që është jetike për plotësimin e nevojave ditore.

Kjo protestë është organizuar nga Këshilli organizativ i fshatit, të cilët kanë bërë thirrje që të bëhet zgjidhja e këtij problemi sa më shpejt që është e mundur nga organet relevante.

Ata si afat për reflektim dhe veprim të organeve përkatëse kanë caktuar afatin 15 ditësh, prej ditës së sotme.

Ndalimi i qarkullimit për vetura në këtë urë është bërë një javë më parë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ndërkaq sot në pamje shihen se edhe barrikadat e vendosura janë dëmtuar.

317476732 933925020908550 7059634821819249661 n
poty

/GazetaSinjali/