image Protestë para Fakultetit të Mjekësisë, doktori akuzon për “padrejtësi”

Kosovë

Protestë para Fakultetit të Mjekësisë, doktori akuzon për “padrejtësi”

news image

Doktor Musli Gashi ka protestuar të shtunën në mëngjes, para Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, siç thotë ai në shenjë revolte ndaj padrejtësive të ndodhura në konkursin e fundit për avancimin e mësimdhënësve.

“Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë dhe i Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë shkelje të ligjit në konkursin e fundit për avancimin e mësimdhënësve ! KJO NUK KALON!”, tha ai.

“Kjo protestë paqësore e imja, mbahet sot me datë 11 korrik 2026, para Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, gjatë mbajtjes së provimit pranues të studentëve të vitit akademik 2026/2027, në shenjë revolte ndaj kësaj padrejtësie!”, vijoi tutje Gashi.

Ankesën për “padrejtësi” ai e kishte shfaqur edhe përmes një postimi në Facebook, më 3 qershor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/