Gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë në Tirana, është raportuar humbja e një fëmije të mitur në mes të turmës së qytetarëve.
Një qytetare ka njoftuar se një fëmijë me emrin Sebastian është ndarë nga prindërit dhe është parë pranë zonës së fonisë së protestës.
Ajo u ka bërë thirrje vazhdimisht prindërve që të shkojnë ta gjejnë dhe të bashkohen me të.
Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse fëmija është gjetur dhe është bashkuar me familjen e tij.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!