image Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 44-të, qytetarët përsërisin kërkesat ndaj qeverisë

Shqipëri

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 44-të, qytetarët përsërisin kërkesat ndaj qeverisë

news image

Protesta qytetare kundër qeverisë shqiptare ka vijuar edhe këtë të hënë, duke hyrë në ditën e 44-të të mobilizimit para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Qindra qytetarë janë mbledhur në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ku kanë shprehur kundërshtimin ndaj politikave të qeverisë dhe projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Protestuesit kanë bërë të ditur se nuk do ta ndërpresin tubimin derisa kërkesat e tyre të adresohen. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike me mandat të përkohshëm dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

Në mesin e kërkesave janë edhe ndryshimet kushtetuese dhe reforma në sistemin zgjedhor, përfshirë rishikimin e Kodit Zgjedhor, financimin e partive politike dhe kufizimin e mandateve të kryeministrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/