Mijëra qytetarë serb u mblodhën para ndërtesës së parlamentit serb në Beograd mbrëmjen e së shtunës për të pestën natë radhazi kundër vendimeve të qeverisë për rivendosjen e masave kufizuese kundër përhapjes së mëtejshme të Covid-19.
Protestuesit, shumica e të cilëve mbanin maska, ecnin përpara ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin serb, duke i bërë thirrje Presidentit Aleksandër Vuçiq të japë dorëheqjen.
Protesta të ngjashme paqësore u mbajtën edhe në Novi Sad, Zrenjanin, Cacak dhe Nish./GazetaSinjali/