Partia Socialdemokrate ka organizuar një protestë për sot në orën 14:00. Kjo protestë do të mbahet për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se pret dalje masive dhe ka njoftuar se i ka bërë ftesë partive opozitare.
Kjo protestë është postuar edhe në Facebook si ngjarje dhe deri tani 3 mijë e 600 persona i janë përgjigjur thirrjes së PSD-së. 2 mijë e 800 persona kanë thënë që janë të interesuar për të marrë pjesë, ndërsa afër 800 të tjerë kanë vendosur të shkojnë.
Ftesës së PSD-së, partitë i janë përgjigjur negativisht mirëpo kanë thënë që e mbështesin.
Kujtojmë që dje Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar komentet në lidhje me propozimin e saj për rritjen e çmimit të rrymës, mirëpo as Qeveria dhe as partitë opozitare nuk i kanë dërguar komentet e veta.