Kaos trafiku është krijuar në Tiranë pas nisjes së protestës së opozitës dhe bllokimit të disa akseve kryesore rrugore në Tiranë.
Ndërsa deputetët e PD deklarojnë se nuk do ta hapin rrugën dhe i bëjnë thirrje policisë që të bashkohet me protestuesit, uniformat blu bëjnë thirrje me megafona për të liruar qarkullimin dhe mos penguar qytetarët.
Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale.