image Protesta e 8 janarit, Berisha arrin në prokurori për të dëshmuar

Shqipëri

Protesta e 8 janarit, Berisha arrin në prokurori për të dëshmuar

news image

Sali Berisha ka arritur në Prokurorinë e Tiranës, i thirrur për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Bashkë me Berishën është thirrur edhe Flamur Noka për t’u pyetur për rolin e tyre në organizimin e protestës para selisë së PD-së, e cila përfundoi në akte dhune dhe u shpërnda vetëm pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës.

Një ditë më pas, prokuroria ka thirrur me të njëjtën arsye Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin, për të dhënë edhe ata versionin e tyre të historisë, duke qenë se dhunë u ushtrua dhe nga persona brenda godinës.

/GazetaSinjali/