Në Tiranë është mbajtur protesta e 21-të radhazi, ku qytetarë janë mbledhur për orë të tëra para Kryeministrisë dhe kanë marshuar në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në protestë kanë marrë pjesë edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët me flamuj dhe pankarta kanë shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e protestuesve.
Gjatë tubimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë mbajtur fjalime dhe kanë bërë thirrje për vazhdimin e protestës deri në plotësimin e kërkesave dhe largimin e qeverisë.
Një pjesë e protestuesve kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit pranë zyrës së kryeministrit, ndërsa të tjerë kanë vijuar qëndrimin në shesh.
Gjatë protestës, ata kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida dhe kanë vijuar me marshime rreth Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqje të dy figurave kryesore politike në vend.
Në tubim është vërejtur edhe pjesëmarrja e deputetes Marjana Koçeku, e cila është larguar nga Partia Socialiste një javë më parë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!