image Protesta e 20-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Shqipëri

Protesta e 20-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

news image

Në Tiranë është mbajtur protesta e 20-të kundër kryeministrit Edi Rama, me qytetarë që kanë nisur grumbullimin që në orët e para të ditës në Tiranë.

Tubimi kryesor është zhvilluar në Sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit janë mbledhur përpara nisjes së marshimit drejt Kryeministrisë. Pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët kanë vijuar marshimin në disa prej rrugëve kryesore të qytetit.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta ka pasur pjesëmarrje të lartë, duke e cilësuar atë si një nga më të mëdhatë deri më tani. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë Vlorën, Durrësin, Shkodrën, Korçën dhe Fierin, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike.

Tubime janë raportuar gjithashtu edhe nga shqiptarët jashtë vendit, ndërsa kërkesat kryesore të protestuesve mbeten dorëheqja e qeverisë dhe largimi i klasës aktuale politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/