Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se ka propozuar që të ndryshohet orari i kufizimit të lëvizjes së lirë.
Vitia këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se ky vendim është propozuar në koordinim të plotë me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ministritë e linjës, në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike.
“Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00. Të dashur qytetarë, Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë”, ka shkruar Vitia.
Shkrimi i plotë i Arben Vitisë në Facebook:
Qeveria në detyrë i ka marrë këto masa për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 88, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar edhe për një rast të shëruar./Gazeta Sinjali/