Profesori universitar, Artan Krasniqi ka propozuar që të ndërtohet një muze për aktorin e njohur që vdiq dje Rasim Thaçi- Cima dhe shokët e tij.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet një muze për të dhe Lecin, mixhën Ramë, Delinë, Takllagjynin, Leze Qenën dhe të tjerët.
Postimi i plotë:
Një muze për Cimën me shokë!
Nuk vdes njeriu që qesh dhe i bën të tjerët të qeshin. Mimikat, si arma më e fortë e humorit të tij, do të mbesin gjatë në kujtesën e njerëzve, sidomos nga ata që gjatë viteve të ‘90-a përditshmërinë tragjike e thyenin me humorin e Cimës e shokëve të tij.
Prandaj për ta duhet një muze, ku së paku do të futeshin kostumet emblematike qysh tash monumentale, ndonjë skeq i kohëve të ndryshme, e pse jo edhe ndonjë statujë prej dylli që do t’i përjetësonte përgjithmonë Cimën, Lecin, Mixhën Ramë, Delinë, Takllagjynin, Leze Qenën, e të tjerë ikona të gjeneratës së tyre.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta! /Gazeta Sinjali/